
Branding
Një markë. Një karakter.
Nga ideja e parë te çdo pikë kontakti. Ndërtojmë identitete që dallohen dhe një gjuhë vizuale që ndihet si ju.
- Strategji marke
- Identitet vizual
- Packaging
- Brand guidelines
IDE QË LËNË GJURMË. DHE DISA KONKURRENTË PA GJUMË.
Nga strategjia te identiteti, përmbajtja dhe digjitalja, e bëjmë gjithçka, dhe e bëjmë mirë. Idetë tuaja hyjnë si mundësi dhe dalin si marka me drejtim, formë dhe ndikim.
Markat me të cilat ndërtojmë ide, identitete dhe përvoja

Branding
Nga ideja e parë te çdo pikë kontakti. Ndërtojmë identitete që dallohen dhe një gjuhë vizuale që ndihet si ju.
Branding
Kopeja është e sigurt, e ngrohtë dhe krejtësisht e harrueshme. Markat që mbahen mend zgjedhin rrugë tjetër. Ne gjejmë atë që ju bën të veçantë, edhe nëse e keni fshehur mirë, dhe e kthejmë në një karakter që dallohet nga larg.

Digital Marketing
Strategji, rrjete sociale dhe fushata të menduara për audiencën tuaj, jo për “të gjithë”. Krijojmë përmbajtjen, menaxhojmë komentet, edhe ato të tezes që shkruan me CAPS LOCK, dhe optimizojmë performancën derisa grafikët të shkojnë vetëm lart.
Digital Marketing
Sekondat e para vendosin gjithçka. Tonat zakonisht fitojnë. Prodhojmë reels dhe video që nuk kalohen me scroll, por ndiqen, ndahen dhe kopjohen.

Web Development
Nga një website në WordPress te një platformë fullstack që as ne nuk e besojmë se e ndërtuam. Merremi me gjithçka: ndërfaqen që shihni, backend-in që nuk e shihni, databazën që nuk do ta mendoni kurrë, cloud-in dhe AI-n që po merr punën e të gjithëve, përveç tonës.
Web Development
Vizitori ikën para se një faqe e ngadaltë të mbarojë së ngarkuari. Ndërtojmë website që hapen menjëherë, mbajnë ritmin edhe kur trafiku rritet dhe mbërrijnë te përdoruesi para se t’i mbarojë durimi.

Event & PR Marketing
Koncept, promovim, organizim. Krijojmë eksperienca ku njerëzit vijnë për markën dhe qëndrojnë edhe pasi mbarojnë pijet falas.
Event & PR Marketing
Çdo event fillon para se të hapet dera, dhe nervozizmi ynë edhe më herët. Nga ftesa te mbërritja, çdo detaj mendohet që njerëzit të mos flasin për asgjë tjetër, të paktën për një javë.

Production
Krijojmë përmbajtje vizuale me cilësi, stil dhe qëllim. Dhe me një dozë perfeksionizmi që ndonjëherë na tremb edhe vetë. Nga ideja te produkti final, çdo kuadër ndërtohet për të lënë përshtypje, edhe nëse na kushton gjumin.

Design
Krijojmë dizajn me qartësi dhe stil. Debatojmë për dy piksel më shumë se sa për pushimet tona. Por çdo element del me qëllim, dhe marka juaj del e dallueshme, e qëndrueshme dhe e paharrueshme.
Një ekip kreativ dhe digjital në Tiranë. Perfeksionistë të çertifikuar, të pashërueshëm. Bashkojmë strategjinë, dizajnin, përmbajtjen dhe teknologjinë me një obsesion që e kemi pranuar si personalitet.
Nga identiteti i parë te fushata e radhës, ne vuajmë për detajet, që ju të mos keni nevojë.
Një bisedë. Një fillim i ri.
Keni një ide, një markë apo një projekt? Ne kemi kafe, mendime të forta dhe një obsesion të shëndetshëm me detajet. Na shkruani. Premtojmë rezultate që bëjnë diferencën dhe takime që nuk zgjasin shumë. Zakonisht.
Na kontaktoni