01 / Digital Marketing
Basic
- Strategji mujore e përmbajtjes
- 12 Postime në muaj
- 12 Story në muaj
- Dizajn grafik profesional
- Copywriting për çdo publikim
- Raport mujor me analizë të rezultateve
Vëmendja zgjat më pak se kafeja në tavolinën tonë. Ne e bëjmë të zgjasë më shumë. Ndërtojmë prani digjitale me qëllim, qëndrueshmëri dhe numra që nuk kanë nevojë për interpretim. Strategji, përmbajtje dhe analizë, sepse “e postuam dhe pamë si shkoi” nuk është plan.

Vizual konceptual / The Marketing. Studio
Digital Marketing
Çdo veprim digjital fillon me njohjen e audiencës, audiencës së vërtetë, jo vetëm familjes dhe miqve. Mbi këtë ndërtojmë një strategji ku përmbajtja, kanalet dhe ritmi kanë një qëllim: biznesin tuaj.
Një prani e menaxhuar mirë ndërton besim, marrëdhënie dhe rritje. Like-t e tezes janë bonus.
Ka një plan. Gjithmonë ka një plan. Edhe kur postimi duket spontan.
E vërteta, edhe kur nuk është e këndshme Vlerësojmë praninë tuaj, audiencën dhe konkurrencën. Po, edhe atë postim të vitit 2019 që do të donit ta harronim.
Lamtumirë, postimeve të së premtes në 23:47 Përcaktojmë kanalet, tonin, shtyllat e përmbajtjes dhe kalendarin editorial. Çdo gjë në kohë, që asnjë postim të mos lindë nga paniku.
E njëjta markë. Formate të ndryshme. Pa kriza identiteti. Zhvillojmë përmbajtje cilësore për çdo platformë, në harmoni me markën. Në LinkedIn serioze, në TikTok më e lirshme, por gjithmonë ju.
Raporte që nuk kërkojnë përkthyes Matim performancën, optimizojmë vazhdimisht dhe raportojmë qartë. Pa grafikë të ngatërruar dhe pa fjalë si “sinergji omnikanale”. Vetëm çfarë funksionoi dhe çfarë do të bëjmë më pas.
01 / Digital Marketing
02 / Digital Marketing
03 / Digital Marketing
Një bisedë. Një fillim i ri.
Keni një ide, një markë apo një projekt? Ne kemi kafe, mendime të forta dhe një obsesion të shëndetshëm me detajet. Na shkruani. Premtojmë rezultate që bëjnë diferencën dhe takime që nuk zgjasin shumë. Zakonisht.
Na kontaktoni