Ide të bukura? Po. Por fillimisht, plan.
Para çdo dizajni apo fushate qëndron një strategji e menduar me kujdes. Analizojmë tregun, audiencën dhe objektivat, sepse “le ta provojmë dhe shohim” funksionon vetëm në kuzhinë.
The Marketing është Digital & Creative Agency në Tiranë, për biznese që nuk kënaqen me mesataren. Ndërtojmë marka më të forta dhe rritje që zgjat në epokën digjitale. Çdo markë ka një histori unike. Ne dimë si ta tregojmë që të mos harrohet. Ne kemi disa edhe për veten, por ato i ruajmë për takimin e parë.

Misioni ynë
Misioni ynë është ta transformojmë historinë tuaj në përvoja vizuale, strategji marketingu dhe zgjidhje digjitale me ndikim real. Kombinojmë kreativitetin, teknologjinë dhe analizën strategjike. Po, jemi njëkohësisht artistë, teknikë dhe analistë. Jo, nuk na del gjithmonë koha për drekë.
Pse markat tona zgjasin Dizajni i bukur dhe reklama kreative janë të zakonshme për ne. Ajo që na dallon është se ndërtojmë mbi vlera të forta, bashkëpunim të vërtetë dhe vizion që shkon përtej trendit të radhës.
Para çdo dizajni apo fushate qëndron një strategji e menduar me kujdes. Analizojmë tregun, audiencën dhe objektivat, sepse “le ta provojmë dhe shohim” funksionon vetëm në kuzhinë.
Kombinojmë kreativitetin me teknologjinë për zgjidhje moderne dhe funksionale. Përdorim mjetet më të avancuara për t’i ndihmuar markat të rriten, të automatizojnë proceset dhe të krijojnë përvoja digjitale me ndikim. Robotët i lëmë të bëjnë punët e mërzitshme. Idetë i mbajmë për vete.
Çdo biznes është unik, prandaj edhe zgjidhjet tona janë. Krijojmë diçka të personalizuar që pasqyron identitetin, nevojat dhe objektivat tuaja, jo një kopje të asaj që i bëmë fqinjit tuaj.
Nga ideja te realizimi

01
Faza ku ne pyesim dhe ju flisni Çdo projekt fillon me kuptimin e markës, objektivave dhe audiencës. Po, do t’ju bëjmë shumë pyetje. Jo, “dua diçka moderne” nuk është përgjigje e mjaftueshme.

02
Faza ku më në fund shihni diçka Pas gjithë atyre pyetjeve, ja ku vjen pjesa e bukur. I transformojmë idetë në identitete vizuale, website-e, përmbajtje dhe fushata që e përfaqësojnë markën në mënyrën më të mirë. Dhe po, ia vlente pritja.

03
Nuk ju lëmë vetëm pas lançimit Publikojmë, monitorojmë dhe optimizojmë vazhdimisht performancën. Sepse “e bëmë dhe ikëm” nuk është stili ynë. Këtë ua lëmë të tjerëve.
FAQ
Një bisedë. Një fillim i ri.
Keni një ide, një markë apo një projekt? Ne kemi kafe, mendime të forta dhe një obsesion të shëndetshëm me detajet. Na shkruani. Premtojmë rezultate që bëjnë diferencën dhe takime që nuk zgjasin shumë. Zakonisht.
Na kontaktoni