01 / Branding
Brand Identity
- Konsultim fillestar
- Logo Design
- Paleta e ngjyrave
- Përzgjedhja e fonteve
- Variacionet e logos
- Social Media Kit
- Brand Guidelines
- File për print dhe digital
Një markë nuk krijohet. Ajo zbulohet. Zakonisht diku mes asaj që mendoni se jeni dhe asaj që klientët thonë për ju kur nuk jeni aty. Ne e gjejmë, e qartësojmë dhe e kthejmë në një identitet që flet në çdo kontakt me njerëzit. Po, edhe logoja është pjesë e saj. Por vetëm pjesë.

Vizual konceptual / The Marketing. Studio
Branding
Çdo markë fillon me një pyetje: pse ekziston? Ne e bëjmë këtë pyetje shumë herë, aq sa ndonjëherë fillojmë ta bëjmë edhe për veten. Dëgjojmë biznesin tuaj, tregun dhe njerëzit, dhe prej tyre ndërtojmë pozicionimin, zërin, gjuhën vizuale dhe mesazhin.
Një markë e ndërtuar mirë nuk shet produkte. Ofron një filozofi, një stil jetese, një arsye për t’u besuar. Ne e dimë sepse e kemi provuar vetë. Ju zgjodhët të lexoni deri këtu, apo jo?
Si bëhet një markë. Spoiler: jo vetëm me logo. Me disa kriza ekzistenciale në mes. Por në fund dalim të gjithë më të qartë. Edhe ne.
Faza kur bëhemi detektivë Analizojmë tregun, konkurrencën dhe audiencën. Pa supozime, vetëm njohuri. Sepse “e ndjej që kështu është” funksionon në dashuri, jo në branding.
“Ne jemi cilësorë dhe profesionistë.” Të gjithë janë. Pastaj? Përcaktojmë vlerat, pozicionimin dhe tonin. Pastaj krijojmë idenë qendrore. Zakonisht vjen në momentin kur kemi hequr dorë dhe po pimë kafenë e pestë.
Po, edhe logo. Por jo vetëm logo. Logo, ngjyra, tipografi dhe gjuhë vizuale. Elegancë klasike me energji moderne, dhe me debate për kerning-un që zgjasin më shumë se disa martesa.
Libri i shenjtë i markës suaj, që nipi i pronarit të mos e “përmirësojë” logon Rregulla të qarta për çdo platformë. Një markë, një zë, kudo. E kemi shkruar me aq dashuri, sa do të donim që ta lexonit. Të paktën faqen e parë.
01 / Branding
02 / Branding
Një bisedë. Një fillim i ri.
Keni një ide, një markë apo një projekt? Ne kemi kafe, mendime të forta dhe një obsesion të shëndetshëm me detajet. Na shkruani. Premtojmë rezultate që bëjnë diferencën dhe takime që nuk zgjasin shumë. Zakonisht.
Na kontaktoni